Rama: Modeli “Schengen” në të gjithë rajonin, jo vetëm me Kosovën (Video)

0

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, kryeministri Rama ka thënë se shumë shpejt duhet të aplikohet “modeli Shengen” edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Rama tha se siç qytetarët lëvizin sot lirshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës, duhet ta bëjnë edhe me Maqedoninë dhe Malin e zi.

“Modeli Shengen duhet të shtrihet në të gjithë rajonin, jo vetëm me Kosovën por edhe me Maqedoninë dhe Malin e Zi me bindjen se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë në këtë proces. Kufijtë e vendet tona duhet të jenë po aq fluidë saç janë kufijtë në Bashkimin Europian. Nëse këtë gjë do të duhet ta bëjmë me anëtarët e BE, askush nuk na pengon ta bëjmë mes nesh sot, jo nesër. Herët a vonë do iu japim mundësinë qytetarëve të hyjnë dhe dalin në të dyja shtetet pa asnjë pengesë, kontroll, pa asnjë problem ashtu siç hyjnë dhe dalin në vendet e tyre qytetarët e BE-së”, ështe shprehur Rama.

error: Të drejtat e rezervuara !!