Rama: Bashkëpunimi rajona me rëndësi kuçe

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se bashkëpunimi rajonal është me rëndësi vendimtare për Ballkanin Perendimor dhe, sipas tij, formim i të ashtuquajturit ‘mini Shengen’ është mënyrë e mirë e bashkëpunimit përderisa rajoni të mos i bashkohet Bashkimit Evropian.

Këto komente kryeministri Edi Rama i ka bërë për redaksinë kroate të televizionit të pavarur N1. Sipas tij, samiti i Zagrebit i Bashkimit Evropian, falë kryesimit të Kroacisë, konfirmoi mbetjen gjallë të perspektivës evropiane të rajonit:

‘Ky kryesim theksoi më së miri  Ballkanin Perendimor dhe nevojën që të merremi me perspektivën e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perendimor,’- deklaroi kryeministri Rama duke vlerësuar se Metodologjia e re për zgjerimin e familjes evropiane ngërthen gjëra të mira dhe, është shprehur ai, do të ishte e shkëlqyeshme nëse ato do të rezultonin me punë të shkëlqyera në realitet.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, bashkëpunimi rajonal mbetet kusht për integrimin evropian. Në këtë shtrirje, Rama ka përmendur edhe idenë e dabatueshme për ‘mini-Shengenin’:

‘Bashkëpunimi rajonal për ne është me rëndësi kyçe. Ju në Kroaci jeni në Bashkimin Evropian, ne nuk jemi. Përderisa të mos bëhemi anëtar, nuk shikoj pse të mos mund të lëvizim lirisht brenda rajonit tonë. Përse të mos e kemi lirinë e qarkullimit të njerëzve, mallrave, kapitalit e të shërbimeve? Këto janë katër liritë e vet Bashkimit Evropian! Në fakt, vendosjen e këtyre katër lirive dikush e quajti shumë keq ‘mini-Shengen’. E urrej këtë emër për shkak se jam shumë i gjatë për të pranuar ‘mini’ gjera!. Shengeni shfrytëzohet si pikë referimi dhe ka të bëjë me katër liritë e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perendimor.’

Kryeministri Edia Rama, në intervistën e transmetuar edhe për publikun në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi, ka shprehur bindjen se kontesti Kosovë-Serbi nuk duhet të jetë pengesë për thellimin e bashkëpunimit  rajonal:

error: Të drejtat e rezervuara !!