Vijesti: Driton Camaj në shënjestër të Shkëndijës

0

Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në ekipin Iskra të Danillovgradit në kampionatin e Malit Zi, sipas gazetës “VJESTI” futbollisti 23 vjeçar nga qyteti i Tuzit, Driton Camaj është në shënjestër të ekipit Shkëndija  të Tetovës. Siç  raporton gazeta Vjesti, marrëveshja është afër realizimit dhe  futbollistin Camaj vetëm  formaliteti e ndanë  nga fanella me emblemën kuqezi.

CAMAJ 01

Pal Dreshaj kryetar i klubit të futbollit Deçiq nga Tuzi, konfirmoi se “E vërtetë se është e interesuar Shkëndija, akoma nuk kanë arritur marrëveshje. Është një futbollist i shkëlqyeshëm që luan anësor i majte, por edhe i djathtë. Sezonin që kaloi ka luajt në Iskra të Danillovgradit, kontributi I tij ishte vendimtare që Iskra shkon ne kualifikime te UEFA-s”

Futbollisti shqiptar nga Tuzi Driton Camaj ka lindur më 7 mars 1997, gjatë karrierës së tij  si futbollist ka luajtur  në ekipin e Buduqnostit në Podgoricë, Lovqen të Cetinës, Iskra të Danillovgradit, Deçiq të Tuzit  dhe Inter të Zapreshiqit në Kroaci.  Nga  skuadra tetovare  akoma nuk ka asnjë të dhënë lidhur me angazhimin apo  jo të këtij futbollisti shqiptar nga Mali i Zi./KlanMacedonia/

error: Të drejtat e rezervuara !!