Gjeloshaj: Komplete librash falas për nxënësit fillestarë

0

Komuna e Tuzit do të sigurojë librat falas për të gjithë nxënësit e klasave të parë të shkollës fillore për vitin shkollor 2019/20, njoftoi Kryetari i komunës Nik Gjeloshaj.

Të nderuar qytetarë,

Komuna e Tuzit ka vendosur që të siguroj kompletet e librave falas për të gjithë nxënësit, që do të ndjekin mësimin në klasën e parë, për vitin shkollor 2019/20.

Kompletet e librave, nxënësve fillestarë do t’u shpërndahën në fillim të shtatorit, kur edhe fillon shkolla. 
Ne, në këtë mënyrë dëshirojmë që fillestarëve tonë të u’a urojmë fillimin e mbarë të shkollimit, duke u dëshiruar shumë suksese!


Nik Gjeloshaj,
Kryetar i komunës


error: Të drejtat e rezervuara !!