Interesim i madh për braktisjen e administratës shtetërore

0

 Ministria e Financave ka ndarë 2,7 milionë euro në buxhetin për këtë vit që t’u paguajë kompensim të punësuarve në administratën publike, të cilët janë të interesuar për ndërprerje të marrëdhënies së punës me marrëveshje.

Edhe pse thirrja publike nga Ministria e Administratës Publike për paraqitje zgjat deri më 30 gusht, Suzana Pribilloviq, nga ky sektor paralajmëroi se paraqitjet mund të dorëzohen deri më 30 dhjetor të vitit 2020 dhe se ka interesim të madh të të punësuarve për ndërprerje të marrëdhënies së punës me marrëveshje.

Vlera e kompensimit varet nga kualifikimet dhe vendet e punës dhe lëviz nga rreth 1.000 deri në 16.500 euro. Pagesa për kompensimin me siguri do të jetë në tetor.

error: Të drejtat e rezervuara !!