Gjeloshaj: Nënat me tre dhe më shumë fëmijë nga janari do fitojnë pension.

0

Deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj ka njoftuar përsëri nëpërmjet faqës së tij në facebook rreth pensionit që nga janari i vitit 2016 do fitojnë nënat me tre dhe më shumë fëmijë të cilët kanë mbi 15 vjet stazh pune ose mbi 15 vjet të paraqitura në zyrat e punësimit.

Më poshtë mund të lexoni të plotë statusin e z. Gjeloshaj në Facebook.

Mirëmbrëma të nderuar miq,

Në fund të muajit korrik kam njoftuar opinionin publik për ligjin e ri të aprovuar në Parlamentin e Malit të Zi, ku nënat me tre ose më shumë fëmijë do fitojnë pension të përjetshëm.

Ky ligj do të hyjë në fuqi në muajin janar të vitit 2016, por akoma nuk janë të definuara procedurat e nevojshme dhe dokumentacioni të cilin duhet të plotësojnë nënat për të fituar të drejtën e pensionit. Unë do mundohem të kontaktoj me institucionet përkatëse dhe besoj shumë shpejt do jemi më të qartë rreth procedurave dhe dokumentacionit të nevojshëm.

Edhe një herë dua ta përsëris, për ato nëna që kanë tre ose më shumë fëmijë dhe 15 vjet punë do përfitojnë vlerën e 70% të rrogës mesatare në Mal të Zi, që do të thotë që nga janari i vitit 2016, nënat që plotësojnë kushtet e mësipërme do të marrin rreth 330 euro në muaj.
Për nënat që kanë tre dhe më shumë fëmijë, por nuk plotësojnë kushtin e viteve të punës, por janë të paraqitura në Entin për punësim “Biro” 15 vite, do përfitojnë 40% të rrogës mesatare në Mal të Zi, ose thënë ndryshe, nga janari i vitit 2016 nënat të cilat kanë tre ose më shumë fëmijë dhe kanë 15 vite të paraqitura në Entin për punësim “Biro” do marrin rreth 200 euro në muaj.

Tani kemi edhe një përparësi për arsye se në Tuz janë zyra e Entit për punësim dhe qendra sociale, ku do mund të merrni informacion më të hollësishëm, të kryeni veprimet që keni nevojë, duke kursyer kohë dhe para, dhe besoj do kemi një shërbim më të mirë.

Në momentin kur të kemi informacion zyrtarë më të detajuar unë bashkë me stafin tim do jemi në gadishmëri që tu ndihmojmë për çdo gjë që do keni nevojë.

Ju faleminderit.

error: Të drejtat e rezervuara !!