Rama,Pacolli,Veseli,Ahmeti,Meta në festën e Kombëtares për kualifikim në Euro16

0

Kombëtarja shqiptare së bashku me stafin kanë marr medalje të Arta në ceremoninë e organizuar nga FSHF’ja për kualifikimin e Kombëtares në Euro 2016 që u zhvillua në Pallatin e Brigadave në praninë e futbollistëve dhe stafit të Ekipit Kombëtar dhe Presidentit te Shqipërisë, Bujar Nishanit

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, me ftesë të Presidentit Bujar Nishani, bashkë me personalitete tjera nga fusha të ndryshme, po merr pjesë në festën e Federatës së Shqipërisë me rastin e kualifikimit të Kombëtares në Kampionatin Evropian 2016
Veseli tha se ky takim i përbashkët dëshmoi se ka vullnet dhe përkushtim që sporti, në veçanti futbollistët të jenë pasqyrë e shpirtit garues dhe optimizmit të rinisë tonë gjithandej.“Urojmë suksese të reja për të rinjtë tanë duke u zotuar se do ta kenë mbështetjen tonë”, ka thënë Veseli, raporton Koha.net.

Në këtë takim, veç Veselit po merr pjesë edhe presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli, i cili tha se ndjehet krenar me djemtë “që më mirëpritën me dashuri”.

Ndërkaq, në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, është parë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, presidenti Bujar Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, e të tjerë.

Vlen të theksohet se në këtë ngjarje, kryeparlamentari Veseli ka ndarë disa minuta për t’u takuar me presidentin e AKR-së, Pacollin. Veseli po ashtu është takuar edhe me Ahmetin e BDI-së dhe Kryeministrin Rama.

Festa e Kombëtares 1 Festa e Kombëtares 2 Festa e Kombëtares 3 Festa e Kombëtares 4 Festa e Kombëtares 5 Festa e Kombëtares 6 Festa e Kombëtares 7

error: Të drejtat e rezervuara !!