Sulme terroriste në Paris: Mbi 160 të vrarë, 200 të plagosur (Video)

0

Terror në Paris. Gjatë mbrëmjes së djeshme disa terroristë kanë kryer sulme të ndryshme me armë e bomba në kryeqytetin francez.

Policia franceze raporton se numri i viktimave deri tani janë mbi 160 të vrarë, 200 të plagosur ku 80 veta janë në gjendje kritike për jetën, vetëm në sallën e koncerteve “Bataclan”, jane vrarë mbi 100 vetë.

Sulmi i parë mendohet se ka ndodhur në një restorant. Ndërsa sulmi i dytë dhe më i madh ka ndodhur në sallën e koncerteve “Bataclan”, jo shumë larg redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo”.Ndërsa sulmi i tretë ka ndodhur në Stadiumin e Francës ku ka qene i pranishem dhe Presidenti Frances, Holande dhe luhej ndeshja Francë-Gjermani. Mësohet se Presidenti eshte evakuar nga stadiumi. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ka pasur disa ngjarje në zona të ndryshme të Parisit.

Sulmi terrorist ka qenë i kordinuar nga grupet terroriste. ISIS ka filluar menjëherë “festën”. “Parisi në flakë” është një nga hashtagët më të përhapur të përkrahësve të Shtetit Islamik në rrjetet sociale. Presidenti francez Fransua Hollande urdhëroi mbylljen e kufijve të vendit dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas sulmeve të ndodhura në Paris. Në një konferencë urgjente për mediat kreu i Elizesë tha se do të angazhojë çdo forcë policore për të arrestuar përgjegjësit. Ai nuk përjashtoi as përdorimin e ushtrisë për të marrë situatën nën kontroll. Tashmë është vendosur gjendja e jashtëzakonshme dhe qytetarët janë urdhëruar që të mos dalin jashtë shtëpive. Edhe ata që janë në punë po mbahen aty duke mos u lejuar të dalin në rrugë. Kufijtë e Francës janë mbyllur.

Nderkohe Italia, Britani, SHBA dhe Gjermania kaluan ne gjendje gatishmerie te larte.

ISIS: Ky është 11 shtatori i Francës

Organizata terroriste Shteti Islamik (ISIS) e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Paris duke thënë se “ky është 11 shtatori i Francës”, duke kujtuar sulmin terrorist në SHBA.

 

error: Të drejtat e rezervuara !!