Ëndrra për ‘Euro 2020’ nuk ka mbaruar, ja se si mund të kualifikohet Kosova

0


Kosova sonte pësoi humbje nga Çekia me rezultat 2:1.

Me këtë humbje, Kosova edhe matematikisht eliminohet nga kualifikimi direkt në ‘Euro 2020’, shkruan Indeksonline.

Por, ëndrra ende për një kualifikim në ‘Euro 2020’ nuk ka mbaruar.

Kosova do ta synoj kualifikimin në ‘Euro 2020’ përmes ‘Ligës së Kombëve’.

Në muajin mars, Kosova do të luaj në gjysmë-finale kundër Maqedonisë së Veriut. Pastaj në finale e pret Gjeorgjinë apo Bjellorusinë./Indeksonline/

error: Të drejtat e rezervuara !!