Shoqata ”Malësia e Madhe” një çerekshekulli në shërbim të komunitetit shqiptar

0

Shkruan: Kristjan Gj Dukaj

Kohë më parë, shoqata “Malësia e Madhe” ne Nju Jork, shënoi 25 vjetorin nga themelimi i saj dhe puna e frytshme në veprimtarinë 25 vjeçare, fillimisht si Fondi Humanitar “Malësia”,  e më vonë, pas bashkimit me Fondacionin “Dedë Gjon Luli”, me emrin “Malësia e madhe”.

Shënimi i jubileve është ngjarje e rëndësishme për çdo individ, organizatë apo institucion, sidomos, kur mund të flitet për rrugëtimin e frytshëm 25 vjeçar, siç është kjo Shoqatë. Një çerekshekulli,  është një brez i tërë i punës dhe veprimtarisë, kudo qoftë, por kësaj radhe do të duhej një shkrim tepër i gjatë për të përshkruar kontributin e kësaj Shoqate në të mirë të komunitetit shqiptar, të gjithë atyre të cilët përmes punës së shoqatës “Malësia e Madhe”, ndihmuan vendlindjen e tyre dhe bashkëkombësit kudo.  Është e sigurt se 25 vjetori i punës së kësaj Shoqate, është dashtë të shënohet, sidomos, këtu në Malësi, pasi  kontributi  në të mirë të vendlindjes ka lënë gjurmë të pashlyer edhe për brezat që vijnë.

Përveç tjerash, duhet veçuar   kontributin e kësaj Shoqate në shkollimin e gjeneratave të reja nga treva e Malësisë, andaj, në shenjë respekti për kontributin e dhënë në arsimimin e të rinjve nga Malësia, një çerekshekulli të plotë, ju përgëzoj me rastin e shënimit të këtij jubileu, me shpresë se do të vazhdoni për të kontribuar edhe ne të ardhmen. Ju jemi mirënjohës atyre mediave të cilat njoftuan opinionin e gjerë mbarë gjithëshqiptarë,  për aktivitetin e mbajtur në Nju Jork dhe për folësit e rastit, të cilët, duke vlerësuar punën dhe kontributin e deri tashëm, paraqiten ide të reja në ruajtjen e vazhdimësisë së punës të Shoqatës përmes  kontributeve të shumta në të mirë të bashkëvendësve, në Malësi. Si njëri nga përfituesit e bursës gjatë studimeve themelore, ju jam mirënjohës për ndihmesën e dhënë dhe uroj që sakrifica juaj në të mirë të vendlindjes të kontribuoj, në radhë të parë, në ndalimin e emigrimit e të rinjve nga trevat tona. Shkollimi i të rinjve tonë përmes kontributit të Shoqatës, është hapi më i rëndësishëm në këtë drejtim. Udhëheqësia e  Shoqatës, bartë barrën më të madhe në realizimin e  aktiviteteve të parapara, por me mbështetjen e bashkëvendësve të vet, bij të këtij trualli, e ardhmja e shoqatës “Malësia e Madhe”, do të jetë në shërbim të të mirës së përgjithshme.

Aq më parë, pasi kjo Shoqatë, përmes punës së frytshme dhe  veprimtarisë kombëtare, ka kultivuar dashurinë ndaj këtyre  trojeve edhe në gjeneratat që vijnë.  Andaj shënimi i këtij jubileu le të përkujtoj të gjithë neve në sakrificat e shumta të bashkëvendësve tonë në mërgim për të ndihmuar vendlindjen, Malësinë tonë të dashur.

error: Të drejtat e rezervuara !!