Të shtunën „Dita e Gështenjës“ në Krajë

0

Këtë të shtune në Ostros të Krajës do të mbahet manifestimi tradicional „Dita e Gështenjës“.

Siç mësohet nga njëri prej organizatorëve z. Beqir Berjashi në këtë aktivitet vendasit dhe mysafirët do të kenë mundësi të kënaqen me gështenja dhe specialitete tradicionale të Krajës, me muzikë dhe argëtim të mirë. Të pranishmit do ti argëtoi rock grupi i njohor nga Kosova ”Fisniket” si dhe
këngëtari i njohur vendas Muzafer Koliqi.

Aktiviteti fillon të shtunen me fillim nga ora 11.

error: Të drejtat e rezervuara !!