Trajneri shqiptarë nga Mali i Zi fiton kupën e Malajzisë

0

Ish trajneri i klubit australian të futbollit Melbourne Victory Mehmet Duraku bëri histori duke udhëhequr skuadrën Selangor drejt fitimit të Kupës së Malajzisë gjatë kësaj fundjave.

50-vjeçari me prejardhje nga Ulqini, i cili fitoi tre Kupa të Malajzisë gjatë karrierës së tij si futbollist, është bërë jo-Malajziani i parë i cili fitoi këtë titull si futbollist dhe trajner.

Ai është bërë trajner i Selangorit, klubit ku kaloi katër vite si lojtar në periudhën 1995 dhe 1998, duke e drejtuar klubin drejtë fitores së Kupës së 33 të Malajzisë.

“Nuk mund ta përshkruajë ndjesinë, misioni jonë për titullin e 33 u arrit dhe pritja jonë 10-vjeçare për fitoren e Kupës së Malajzisë përfundoi”, tha Durakoviq mbas ndeshjes.

“Askush nuk na dha shanse, por ne vazhdua të besojmë dhe përfunduam duke fituar. Për mua kjo është një ëndërr e realizuar. Doja të sillja lavdinë prapë në Selangor dhe jam shumë i gëzuar që e arrita këtë gjë. Ky është moment special për mua, për familjen time, për lojtarët, tifozët…Nuk ka fjalë që e shpjegojnë ndjesinë time tani”, përfundoi Duraku.

error: Të drejtat e rezervuara !!