Organizata Turistike e Tuzit do të hartojë hartën Turistike

0

Organizata e Turistike e Tuzit planifikon që këtë vitë të hartojë hartën turistike e cila është shumë e nevojshme tha drejtori i OTT, Leon Berishaj.

Berishaj tha se harta turistike do të hartohet edhe në gjuhën shqipe. Meqenëse jemi komunë kufitare, ne do të përpiqemi të japim sa më shumë informacione që është e mundur. Do të vendosim gjithçka që komuna e Tuzit disponon.

Ne gjithashtu planifikojmë të marrim pjesë në panaire rajonale. Shpresojmë që me ndihmën e Komunës së Tuzit të paraqitemi edhe në panairet në Dubai dhe Varshavë – tha Berishaj./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!