Fillon projekti i sanimit të infrastrukturës në Kalanë e Ulqinit

0

Projekti i sanimit të infrastrukturës në Kalanë e Ulqinit më në fund do të fillojë të realizohet, pesë vite pasi deputeti Genci Nimanbegu  me kolegët Nik Gjeloshaj dhe Andrija Popoviq, e kandiduan atë projekt me amendament për buxhetin e vitit 2015.

E gjithë procedura u tejzgjat pasi në prokurimet publike të shpallura më herët për punimin e projektit nuk pati të interesuar, kurse zgjatje të mëtejshme krijoi edhe ligji i ri për planifikim hapsinor. Deputeti Nimanbegu në faqen e tij në Facebook, njoftoi se realizimi i projektit veç ka filluar dhe se për kryerjen e punimeve janë menjanuar të gjitha pengesat burokratike. Me këtë projekt, përveç kalldrëmimit të rrugëve, parashikohet edhe sanimi i rrjetit të ujësjellësit, linjave elektrike dhe të internetit, si dhe ndriçimi publik.

Fotografia e Genci Nimanbegu

Postimi i Nimanbegut në facebook:

Kalldrami i Kalasë

Sot, e premte me 14. 02. 2020 futet ne punë kontraktuesi që mori tenderin për rruget e Kalase ne dhjetor 2017.
Investitor: Drejtoria e punëve publike të MZ
Shfrytëzues: Komuna e Ulqinit

Rekonstrukcioni dhe sanimi i zonës urbane “Qyteti i vjeter Ulqin”, me fjale te thjeshta Kalldrami i Ri i Kalase Ulqin, ka fituar lejen e ndertimit nga Komuna me 13 Janar 2020!

Ky projekt i nisur nga amandamenti im ne Buxhet te Malit të Zi ne fund te vitit 2014 tani po finalizohet më në fund. ( Amandamentin i dorzuar se bashku me koleget Nik Gj. Dhe Andrija P.)
Por, sigurimi i finansave në Buxhetin e shtetit nuk mjaftoi që ky investim të zhvillohej shpejt. Punën e vonuan edhe mungesat e projektit per kalldram dhe tejzgjatja e tenderimeve dhe e procedurave per arsye birokratike por edhe interesimi i pamjafuteshem i kompanive projektuese dhe ndertuese gjatë viteve 2015 dhe 2016.

Ligji i ri mbi ndertim dhe planifikim te hapsires e vonoi se paku per 2 vite kete projekt.

Keto po i shkruaj qe te dihet, hollesit mbi projekt do ti shkruaj dikur me vone detajisht.

Tani, thjesht dua ta ndaj me ju gezimin qe nga neser ne zemrën e Ulqinit ixhenieret, projektuesit, mjeshtrat e gurit, muratoret mund te futen punes pa pengesa birokratike per permirsimin e jetes ne Kalanë e Ulqinit.
Deshiroj që të japin me te mirën e tyre dhe i uroj punë të mbarë.
Kur ky projekt te perfundoj, Kalaja dhe Kalalitë do të ken te regulluar ujesjelsin e ri, furnizimin e rrymes dhe te interentit modern, ndriçimin publik e jo vetëm me kalldramin e ri.


error: Të drejtat e rezervuara !!