Gjithnjë e më pak martesa në familjet shqiptare në Mal të Zi

0

Nga Gjek Gjonaj

Martsesa  në përgjithësi konsiderohet  si një ditë e lumtur në jetën e njeriut. Në shoqërinë shqiptare tradicionale  dita kur dy të fejuar ( djali dhe vajza)  kanë vendosur  të  kurorëzohen  dhe të nënshkruajnë aktin e martesës, përveç si ditë gëzimi është konsideruar  një ditë e rëndësishme, madje vendimtare.  Jo më kot ne shqiptarët brez pas brezi kemi përdorur thënien popullore kuptimplote  “ Me martesë, ose pshton ose maron!”.  Në monetin kur themi  “ Po, pranoj” të fejuarin ( fejuarën) tim(e)   për burr ose grua, nuk i kemi dhënë besën ( fjalën) vetëm njëri-tjetrit por edhe   familjes, prindërve dhe Zotit ( Perëndisë) se do të  trajtomë mirë  njëri-tjetrin .

Nëse nuk e dimë ose kemi harruar 9 shkurti   njiihet si Dita Ndërkombëtare e Martesës. Kjo ditë në  mbarë botë  i kushtohet dashurisë  se çiftit martesor, gruas dhe burrit si shtylla kryesore të familjes. Ideja e shënimit të ditës  botërore të lidhjes martesore  ka filluar në shtetin amerkan  Louisiana në vitin 1981 dhe  është zyrtarizuar dy vite më vonë  si Dita Botërore e Martesës  , ( anglisht World Marriage Day), me qëllim që  çdo vit  në mbarë botën  të shënohet  javën e dytë  të  muajit shkurt.

Kjo ditë në mënyrë simbolike   synon t’i nxisë njerëzit (  çiftet) që sa më shumë të martohen  ( kurorëzohen )  dhe kështu rë krijojnë familje, të lindin fëmijë dhe të trasghëgohen.      Mirëpo vetëm një ditë   nuk  është e mjaftueshme  që  të ruhet martesa, por mjafton  që të njihen vlerat  e martesës. Vlerat e martesës,  pavarësisht proceseve shoqërore, ekonomike dhe demografike që prekin  familjet shqiptare në Mal të Zi  mendoj se për fat të mirë ende mund të thuhet se ruhen  vlerat tradicionale të martesës, të familjes  sikurse edhe raportet mes  gruas dhe burrit , më pastaj edhe prindërit  ndaj fëmijës.   Familja shqiptare në këtë shtet, i cili ka ndryshuar sikur të gjitha vendet  tjera evropiane e botërore, dëshiron  të ruaj  fenomenin e martesës , që pa më të voglin dyshim, është  esenca e familjes  dhe shoqërisë,  e cila  mund të shërbejë edhe për shkatërrimin e familjes . Ajo po përpiqet që  t’i përballojë sfidat e kohës dhe të  mbetet qelizë kryesore  shoqërisë . Të promovojë martesën,  vlerat e saj dhe të familjes, nxitjen e barazisë  midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si një bazë  e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin.

Po, sa   të rinjtë shqiptarë sot vendosin lidhje martesore dhe cila është mosha e hyrjes  së tyre në martesë? Në mungesë të një hulumtimi ( studimi)   të evolucionit  të martesës në Mal të Zi nuk mund të japim përgjigje të saktë. Por, bazuar  në njohuritë ( informacionet)  tona nga përditshmëria jonë , numri i martesave në familjet shqiptare  sidomos në dy dekadat e fundit të shekullit XXI ka shënuar rënie të theksuar.Ndërsa mosha e martesës  shkon vazhdimisht duke u rritur për të dy gjinitë. Si pasojë e kësaj në vendbanimet me popullatë shqiptare në Mal të Zi sot kemi  shumë vajza e djem  të pamartuar të moshës mbi 30 vjeç.  Në disa fshatra shqiptare  ndodh të ketë një ose dy dasma në vit, madje mjerisht  edhe asnjë. Le të shërbejë ky shkrim si nxitje dhe inkurajim  që rinia jonë  të mos  “ dorëzohet”  nga  zhvillimi ekonomik, social e kulturor i vendit. Por të martohen , jo thjeshtë për të përmbushur një çështje ( histori)  dashurie, një dëshirë të zjarrtë , por një harmoni të shumë gjërave të ndryshme. “ Martesa është pak më shumë se një violin, pasi muzka e bukur përfundon dhe telat janë të ngjitur…” është njëra ndër thëniet e bukura të martesës

error: Të drejtat e rezervuara !!