Fisnik Gjokaj koordinator i zyres së ASH-së në Tuz

0

Alternativës Shqiptare në kontinuitet i bashkëngjiten kuadro të moshave dhe profileve të ndryshme, jo vetëm nga Tuzi e Malësia por edhe nga të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi.

Njëri ndër ata është edhe Fisnik Gjokaj i riu nga Malësia, i diplomuar në Prishtinë, në fushën e Integrime Evropiane.

Fisnik Gjokaj do të jetë i ngarkuar me detyrën e koordinatorit të zyrës së ASH në Tuz! Ai do të zavendësoi Rexhep Çunmulaj, i cili para disa ditëve u emërua U.D i shefit të policisë komunale! Zyra e ASH-së do të jetë e hapur për palë nga e hëna në të premten prej orës 10-15!

Kontakti:+382 69 460440

ASH

error: Të drejtat e rezervuara !!