Nënkryetari i Kuvendit, Genci Nimanbegu takim me përqësuesit e Partive Shqiptare të Plavë-Gucisë

0

Të martën, më 14. 05. 2019, me bashkëpunëtorët e mi zhvillova një takim pune me përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike shqiptare në komunat Plavë dhe Guci si dhe me përfaqësuesit e Këshillit kombëtar të shqiptarëve nga këto treva.

Përfaqësuesit më njoftuan me problemet dhe pakënaqësinë e tyre në realizimin e të drejtave elementare, e si situatë kritike u cek fusha e përfaqësimit të shqiptarëve në organet lokale e shtetërore, si dhe institucionet publike që veprojnë në këto dy komuna, e veçanërisht çështja e punësimit të shqiptarëve në to. Kjo ndikon dukshëm në emigrimin e të rinjve shqiptarë, që nuk shohin asnjë perspektivë për përmirësimin e situatës.

Përfaqësuesit e shqiptarëve nga Plava e Gucia këto probleme i kanë shfaqur edhe në takime të deritashme me udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si kryetarin e qeverisë, por pa rezultate të dukshme.
Problemet në përfaqësimin autentik dhe në punësim të shqiptarëve shfaqen kryesisht në implementimin e dobët të ligjeve ekzistuese.
Temë e diskutimit ishin edhe rasti i sapondodhur me Kishën ortodokse serbe, në fshatin Martinaj, lidhur me ndërtimin e paralajmëruar të një objekti të kultit në një vend pa asnjë banor të fesë ortodokse.
Takimi me përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike shqiptare në Plavë e Guci u vlerësua si i nevojshëm dhe i dobishëm dhe si pikënisje për përmirësimin e gjendjes aktuale. 

Vlerësoj që përfaqësimi i ulet i Shqiptarëve eshte pasoj e mospunësimit shumëvjeçarë në Plavë dhe Guci. Obligim i organeve shtetërore është të respektojn dhe implementojnë drejtat kushtetuese të pakicave.
Jemi dakorduar qe te vazhdojme me aktivitetet e perbashketa me qellim permirsimi e pozites ne te cilin ndodhet ky komunitet.

Fotografia e Genci Nimanbegu
error: Të drejtat e rezervuara !!