Gjeloshaj: Çdo gjë që kanë deklaruar është e pavërtetë

0

Kryetari i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, reagoi ndaj deklaratës së Këshillit Komunal të PDS-së së Tuzit, në të cilën kishin theksuan se ata nuk e dinë arsyen e shtyrjes së seancës së Kuvendit Komunal të Tuzit.

DPS e Tuzit nuk po arrin të kthjellët nga 3 Marsi, kur qytetarët i poshtëruan Halilin, Nikollën… dhe u treguan se ku e kanë vendin në Malësi, tha Gjeloshaj.

“Çdo gjë që kanë shkruar në deklaratën e sotme është propagandë dhe gënjeshtër, çdo fjalë”.

“Për hir të opinionit, jashtë Komunës së Tuzit ishim të detyruar të reagojmë, sepse në Tuz humbësve të DPS-it nuk beson askush”, theksoi Gjeloshaj.

Gjeloshaj është shprehur i çuditur që DPS e Tuzit flet për fashizëm.

Gjeloshaj i porositi se nëse kanë harruar se çka do të thotë fashizmi, le të shikojnë diskutimet e Dukoviq dhe Gegaj nga mbledhjet e mëparshme të Kuvendit të Tuzit.

Kush nuk e din arsyet e shtyrjeve të seancave, tregon se ai nuk din asgjë për Malësinë dhe ngjarjet në të, ndoshta janë mbyllur në vrimën e miut dhe ëndërrojnë, thuhet në reagimin e Gjeloshaj./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!