Stesheviq drejton Deçiq drejt ligës së parë – Në shtëpi kthehen Lulgjuraj dhe Vulaj

0

Futbollistët e Deçiq në Ligën e Dytë të Malit të Zi të përfunduar së fundi, në rundin e fundit arritën mbijetesën. Siç qëndrojnë gjërat, klubi nga Tuzi në sezonin e ardhshëm do të ketë ambicie shumë më të mëdha. Konfirmimi i kësaj është edhe angazhimi i një prej trajnerëve më të mirë malazezë Vesko Stesheviq.

Ish-trajneri i OFK Titogradit, Grbel dhe Kom, i cili ka punuar në Arabinë Saudite, do të ketë detyrën e kthimit të Deçiq në Ligën e parë malazeze pas dy vitesh.

Menaxhmenti i klubit dëshiron që barrën ta mbajnë lojtarët që u formuan në klub, kështu që ata tashmë kanë rënë dakord për kthimin e Pjetër Lulgjuraj dhe Kristijan Vulaj, ndërsa fanellën e Deçiqit edhe në sezonin e ardhshën do ta mbajë Martin Prenkoçeviq i cili në gjysmën e sezonit pranveror u aktivizua si futbollistë i huazuar.

Jo-zyrtarisht mesohet se në klub nuk planifikojnë të forcojnë vetëm kuadron e lojtarëve, por edhe infrastrukturën. Prioritet është ndërtimi i tribunës perëndimore sipas standardeve të UEFA-s./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!