Kajoshaj: Bashkëpunimi midis partive shqiptare sjell rezultate pozitive

0

Sot në Triesh u bë zbulimi i bustit të heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, gjatë fjalës së ti kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj
falenderoi diasporën për kontributin e tyre si dhe potencoi faktin se në Kuvend vendimi për vendosjen e këtij busti është sjellë në mënyrë unanime.

Kajoshaj, gjithashtu vlerësoi se kur partitë shqiptare punojnë bashkë me partnerët tjerë, atëherë do të kemi edhe rezultate të tjera pozitive.
Duhet potencuar se komuna e Tuzit, përveç angazhimit parësor, financoi edhe asfaltimin e oborrit të shkollës ku edhe u vendos ky bust.

Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit
error: Të drejtat e rezervuara !!