Tifozët nga Malësia i dhanë Kosovës mbështetje të madhe ndaj Malit të Zi

0

Kosova mori mbrëmë një përkrahje të madhe në ndeshjen me Malin e Zi.

Përveç Dardanëve që ishin të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, përkrahje e madhe për Përfaqësuesen tonë erdhi edhe nga një vend që pak pritej.

Fotografia e Rrogath Rrogathi

Tifozë nga Tuzi kishin ardhur mbrëmë që ta përkrahnin Kosovën që në fund fitoi 2-0 ndaj malazezëve në kualifikimet për Euro 2020.

Natyrisht se kjo mbështetje e madhe ishte një plus i madh që t’ia dilnim mbrëmë ndaj Malit të Zi, e që numri i tyre ishte i madh.

Tifozët nga fshati Rrogath shfaqën flamurin kuq e zi në stadiumin historik, duke treguar se kishin ardhur për t’i dhënë mbështetje Dardanëve që shpresojnë të kualifikohen në Kampionatin Evropian

Telegrafi.com


error: Të drejtat e rezervuara !!