Qeveria miraton propozimin e buxhetit për vitin 2020

0

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar mbrëmë vonë Propozimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Është paraparë që ky buxhet të jetë diçka më i lartë se 2 miliardë e gjysmë euro ose 200 milion më tepër se buxheti i këtij viti. Siç theksohet ,do të hiqet i ashtuquajturi tatim i krizës në të ardhurat që janë më të larta se mesatarja shtetërore dhe është planifikuar  rritje e konsiderueshme e të ardhurave shtetërore, por edhe e rrogave në sistemin arsimor dhe atë shëndetësor. Sot Qeveria do t’ia dorëzojë parlamentit shtetëror propozimin e buxhetit për vitin 2020.

error: Të drejtat e rezervuara !!