Prishtinë, arrestohen 5 deputetë të Vetëvendosjes (Video)

0

Pesë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje u arrestuan mbrëmjen e së hënës nga Policia e Kosovës. Deputetja Aida Derguti u ndalua sapo doli nga Kuvendi në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës gjatë mbledhjes të së hënës së Kryesisë.

Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli pasi kanë shkelur masën e arrestit shtëpiak, ndërsa Besa Baftiu dhe Glauk Konjufca për hedhje të gazit gjatë seancës të së hënës së Kuvendit.

Duke dalë nga Kuvendi, shefi i grupit parlamentar të VV-së, Konjufca tha se arrestimet janë politike me urdhër të Mustafës. Deputetët po qëndronin prej disa orësh në mjediset e Kuvendit edhe pse nuk lejoheshin të hynin në seancë.

Albin Kurti (VV), Albulena Haxhiu (VV), Donika Kada-Bujupi (AAK), Ismajl Kurteshi (VV), Haxhi Shala (Nisma), Pal Lekaj (AAK), Fisnik Ismajli (VV), Faton Topalli (VV), Time Kadrija (AAK), Teutë Haxhiu (AAK), Aida Dërguti (VV), Besa Baftiu (VV) dhe Glauk Konjufca (VV) janë 13 deputetët opozitarë që janë arrestuar deri më tani.

Në një reagim të lëshuar me menjëherë pas arrestimit të 5 deputetëve, Vetëvendosje thotë se Policia e Kosovës po përdoret verbërisht si vegël e qeverisë.

error: Të drejtat e rezervuara !!