Emina Çunmulaj nderohet në eventin “ODA”

0

Mbrëmjen e kaluar, Emina Çunmulaj, ishte e pranishme në eventin madhështor “ODA”.

Ajo kishte ardhur enkas nga Amerika për të përfaqësuar shqiptarët e Malit të Zi në këtë event, njofton Klan Kosova.

E në “ODA”, Emina mori edhe një mirënjohje nga ministri i turizmit, Blendi Klosi.

Çunmulaj këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram duke falënderuar Ministrinë e Turizmit për nderin ndaj saj.

“Çfarë nderi të jesh e vlerësuar nga vendi i bukur i Shqipërisë…  Faleminderit Ministrit të Turizmit z. Blendi Klosi dhe Pallatit Presidencial për këtë nder” ka shkruar Emina.

error: Të drejtat e rezervuara !!