Hoxhaj, priti në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungun

0

Ministri i punëve të jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungun. Në postimine tij ne Facebook, Hoxhaj e përgëzon Cungun për arritjet e deritanishme dhe siguroi mbështetje të plotë të Qeverisë së Kosovës për projektet e ardhshme.

Në postimin e Hoxhaj thuhet:

“Sot takova kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu të cilin e falënderova për kontributin që kanë dhënë shqiptarët e Malit të Zi si faktor stabiliteti si dhe në mbështetjen e integrimit në NATO të Malit të Zi. Fola për mikpritjen që iu bëhet në Ulqin vizitorëve nga Kosova dhe për faktin që viteve të fundit infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm dhe përgatitjet për sezonin turistik kanë qenë edhe më të suksesshme. E përgëzova për arritjet që kanë realizuar si formimi i Komunës së Tuzit, miratimin e planit hapësinor të Ulqinit si dhe projektin e hapjes së pikave të reja kufitare. I premtova mbështetje të Qeverisë së Kosovës për përfundimin e rrugës Deçan-Plavë në një të ardhme të afërme.”

error: Të drejtat e rezervuara !!