Partitë shqipare në Luginë bashkohen në një listë për zgjedhjet parlamentare në Serbi

0

Partitë politike shqiptare në Luginë, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik kanë arritur tëbashkohën ku do të përfaqësohen me një program në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Serbisë.

Programi i tyre i përbashkët do të quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” dhe shënon bashkimin e palëve për të siguruar një përfaqësim sa më të lartë dhe për të krijuar një pozicion sa më të fuqishëm prej zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje të përbashkët u bë në Tiranë mes përfaqësuesve të partive shqiptare të Luginës dhe pranisë së ministrit në detyrë për Punë të Jashtme, Gent Cakaj.

Postimi i Cakaj në facebook:

Një super lajm për shqiptarët kudo që ndodhen 🤩🤝🇦🇱🤩🤝🇦🇱🤩🤝🇦🇱…

Krerët e partive politike të Luginës së Preshevës kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare. Ky bashkim do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të Luginës së Preshevës, por edhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi. Partitë nënshkruese të kesaj marrëveshje sot kanë dhënë shembullin më të vyer të tejkalimit të dallimeve të brendshme në funksion të Luginës së Preshevës dhe interesave kombëtare në përgjithësi.

Urime të gjithëve, përqafime Luginës së Preshevës dhe shihemi së shpejti ❤🤝🇦🇱…

error: Të drejtat e rezervuara !!