DUKAJ: Fokusi jonë ishte arsimi

0

Marash Dukaj, drejtor gjeneral në drejtorin e arsimit të popujve pakicë dhe komuniteteve tjera nacionale pranë Ministrisë së arsimit dhe njëkohësisht drejtor politik i Alternativës Shqiptare, gjatë një interviste në TV “Boin” tregoi hapat e parë të tij në krye të kësaj detyre dhe angazhimin e tij në përmirësimin e kushteve të arsimit në zonat shqiptare në Mal të Zi.

Ai mes tjerash theksoi edhe rëndësinë e këtij posti, duke e vlerësuar si kyç në zhvillimin e një shoqërie.

“Ne ishim këmbëngulës te jemi pjesë e Ministrisë së arsimit, duke ditur se këtu ka shumë për të punuar dhe nevoja është e madhe. Janë bërë gjëra konkrete, por ka edhe shumë për të bërë”- theksoi mes tjerash Marash Dukaj.

error: Të drejtat e rezervuara !!