Investime mbi 11 milionë euro në Komunën e Tuzit

0

Të nderuar qytetarë,

Dëshirojmë të ju njoftojmë që në komunën tonë do të realizohen 3 projekte të rëndësishme me vlerë mbi 11 milionë euro!

1. Rikonstruimi dhe ndërtimi i rrugës Dinoshë- Cem i Trieshit ( 17.3 km).

2. Ndërtimi i rrethrrotullimit përballë Kishës Katolike, në Tuz;

3. Faza e parë e bulevardit Tuz-Podgoricë (4 km);

Tenderët për realizimin e këtyre projekteve, janë përfunduar, si dhe janë përzgjedhë kompanitë që do të realizojnë punimet! Shumë shpejt komuna do të realizoj edhe projekte tjera të rëndësishme infrastrukturore me vlera milionëshe, që do përmirësojnë kushtet e jetës për të gjithë qytetarët e Malësisë!

Komuna e Tuzit

error: Të drejtat e rezervuara !!