Të enjten, ekspozita e pikturave të Monika Dukaj në galerinë e Hotel CentreVille

0

Ekspozita e pikturave të Monika Dukaj, e cila ka specializuar në Fakultetin e Arteve Pamore në Universitetin Mediteran, me temën “Roli i gruas në shoqërinë bashkëkohore” do të organizohet në galerinë CentreVille Hotel & Experiences në periudhën prej 18.07. deri më 31.07.2019.

Monika Dukaj ka lindur më 28 qershor 1995. Ka përfunduar shkollën fillore dhe gjimnazin në Tuz. Studimet themelore nga fusha e piktures dhe grafikës i ka përfunduar në Shkodër ndërsa studimet e specializuara në Fakultetin e Arteve Pamore në Universitetin Mediteran në Podgoricë. Punon si profesoreshë e arteve figurative në dy shkolla fillore në Tuz. Është fituese e disa bursave duke përfshirë bursën nga Fondin Humanitar “Malësia” – New York. Ajo ka marrë pjesë në ekspozita të shumta kolektive.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun çdo ditë nga 18 korriku deri më 31 korrik, në galerinë, në katin e parë të Hotel CenterVille në Podgoricë./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!