Rikthim madhështor i Logut të Tërgajës

0

Nga Kozeta Bruçi

Rrikthet pas 20 vitesh organizimi i Logut te Tergajes, nje feste tradicionale shqiptare qe i ka fillesat qe nga organizimi i logut prane ures se Tergajes dhe lumit Cem.

Zona ka qene e njohur jo vetem per nga vlerat historike por edhe traditat e bukura tek te cilat dikur grumbulloheshin rreth 300 familje te fshatrave perreth. Konkurset e bukurise, instrumentistet popullore, por dhe lojrat tradicionale i kane dhene jehone kesaj feste. Edhe pse sot aty nuk igjen as mullinjte, as hanin e as punishten e veshjeve kombetare serisht zona e ruan bukurine. Eshte zgjedhur festa e Zojes se Grudes per te rikthyer Logun e Tergajes fale inisiatives se familjes patriotike Berisha.

Ansamblet e Dinoshes, Mileshit, Shkodres etj jane ngjitur sot ne skenen e vendosur mbi rrjedhen e lumit Cem. Shfaqja e mrekullueshme u ndoq nga spektatore te shumte, ku i pranishem ishte dhe politikani i mirenjohur ne Kosove z. Albin Kurti.

Tergaja rifitoi gjallerine e dikurshme fale artisteve qe dhane me te miren e tyre ku surpriza me e vecante ishte interpretimi i kengetarit te mirenjohur Ilir Shaqiri, ardhur enkas per kete feste. Jo vetem kthim i nje tradite te nisur dekada me pare, por mbi te gjitha ky aktivitet bashkoi gjithe bijat e bijte ne emigracion ne Europe dhe USA duke iu dhene atyre nje mesazh te forte, qe te mos e harrojne vendlindjen.

Fotografia e Albin Kurti
Fotografia e Albin Kurti
Fotografia e Shka Koha
Fotografia e Vullnet Optimizem
error: Të drejtat e rezervuara !!