Shqipëria e bën mrekullinë dhe barazon në fund (Video)

0

Shqipëria ka shënuar dy herë në fund të takimit, për ta barazuar rezultatin ndaj Gjeorgjisë në 2-2.

Mysafirët ishin në epërsi për gjithë ndeshjen me golat e Kashias dhe Chanturias, mirëpo dy gola të shpejtë në fund nga Basha në minutën e 89 dhe Cikalleshi në 90+4, bën që ndeshja të përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Kujtojmë se De Biasi në këtë ndeshje nuk luajti me formacionin më të mirë, pasi u dha minutazh disa futbollistëve që kanë luajtur më pare.

Shqipëria është dëmtuar nga gjyqtarët , Shkëlzen Gashit i është anuluar një gol plotësisht i rregullt për pozitë jashtëloje.

error: Të drejtat e rezervuara !!