Debati i republikanëve, debatin e fiton Bush.Trump: Jo Myslimanë në SHBA (Video)

0

Debati i parë televiziv i kandidatëve presidencialë republikanë, që prej sulmeve të Parisit dhe ngjarjes së San Bernardinos, dy episode dhune që kanë ushqyer frikën e terrorizmit te votuesit amerikanë, pati në fokus sigurinë dhe politikën e jashtme.

Donald Trump e mbrojti propozimin e vet debatndjellës për t’u ndaluar myslimanëve hyrjen në Shtetet e Bashkuara. “Është siguria në lojë këtu dhe jo besimi”, ishin komentet e manjatit të pasurive të paluajtshme, që polemikën e ka kthyer në kartën fituese të fushatës së tij.

Edhe pse me deklaratat që bën, Trump nuk resht së ngjalluri debate, sondazhet e rendisin në krye të garës për nominim brenda kampit republikan.Kundërpërgjigjja më e fortë në debat i erdhi nga ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush, i cili e fshikulloi duke e cilësuar “një kandidat kaotik” e të “çekuilibruar”.

“Ta kesh të qartë një gjë: nuk do të arrish ta çash me ofendime rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë”, tha Jeb Bush.

Nga ana tjetër Senatori nga Florida, Marco Rubio, ka theksuar se ky plan nuk duhet të ndodh. Debati i kandidatëve republikanë ka kaluar nën shenjën e sigurisë kombëtare, kjo për faktin se ishte debati i parë që pas sulmeve të Kalifornisë dhe atyre të Parisit.

error: Të drejtat e rezervuara !!