Shqipëri – Turqi, miqësore në muajin Mars!

0

Në miqësoret që Shqipëria do të luajë në mars, përballë do të ketë rivalë të denjë për përgatitjen për EURO 2016.

Një prej tyre pritet të jetë Turqia. Këtë gjë e ka konfirmuar trajneri i Kombëtares për “Supersport”, Xhani De Biazi, i cili, edhe gjatë ceremonisë, është parë disa herë pranë Fatih Terim.

Italiani ka deklaruar se ka biseduar me homologun e tij të kombëtares turke që një nga ndeshjet miqësore të muajit mars, të jetë mes këtyre dy kombëtareve. Një lajm i mirë për trajnerin që do të ketë përballë një skuadër cilësore, një prej 24 ekipeve që do të jenë në Europian, për të bërë një test real të forcës së të besuarve të tij.

error: Të drejtat e rezervuara !!