Kështu do të duket busti i Skënderbeut në Ulqin

0

Drejtori i Agjencisë për ndërtim dhe zhvillim në Ulqin, dhe arkitekti i bustit të Skënderbeut që do të vendoset në qendër të qytetit, Shpetim Maraj, tha për TV Teuta se busti i heroit tonë këmbëtar do të ketë pamje pothuajse të njëjtë me atë të vendosur në Tiranë, por me përmasa më të vogla.

Sipas Maraj, piedestali në të cilin do të qëndrojë busti do të jetë i punuar nga guri natyror dhe në përputhje me formën e rrethrrotullimit. Sa i përket afatit të vendosjes, Maraj tha se për këtë ishte përcaktuar muaji mars, por mund të ketë vonesë në këtë drejtim në varësi të përfundimit të procedurave paraprake./TvTeuta/

error: Të drejtat e rezervuara !!