Protestat përdoren për të mohuar Malin e Zi

0

Ministri i mbrojtjes i Malit të Zi Predrad Boshkoviq ka vlerësuar se protestat të cilat po i organizon Kisha Ortodokse Serbe po përdoren si mohim i qenies dhe identitetit shtetëror malazias, por edhe i Malit të Zi si shtet të pavarur.

Duke komentuar Ligjin për Liri të Besimit dhe ngjarjet të cilat pasuan pas miratimit të tij, ai ka thënë se zhurma nuk u krijua rreth vet ligjit por se fushata ishte drejtuar kah mohimi i Malit të Zi dhe malaziasve si komb.

“Kemi pasur deklaratat e disa personave të cilët kanë thënë se Mali i Zi herë do kur do do t’i kthehet Serbisë, gjë që tregon se natyra e protestave dhe e kësaj zhurme e cila u ngrit nuk është Ligji për Liri të Besimit, por se kjo kampanjë është drejtuar kah mohimi i Malit të Zi si shtet i pavarur dhe të malaziasve si komb. Ligji ka hyrë në fuqi dhe ai nuk do të tërhiqet”.

Mali i Zi është i gatshëm të bisedojë me Mitropolinë malaziase-bregdetare mbi bazën e kontratës. Edhe para ligjit vetëm Kisha Ortodokse Serbe nuk ka qenë e regjistruar, sepse ka dashur të jetë mbi ligjin dhe mbi shtetin e Malit të Zi. Shpresoj se Mitropolia do të mbushet mend dhe do ta sheh se ligji nuk është i drejtuar kundër tyre, se jep më shumë të drejta dhe mundësi Mitropolisë që të kryej funksionin e saj. Duhet theksuar se ky ligj është përdorur si nxitje për zbatimin e aktiviteteve të ndryshme dashakeqe kundër Malit të Zi dhe ajo çfarë kemi për herë të parë, është përzierje e haptë e organeve shtetërore të Serbisë dhe funksionarëve të saj në çështje politike të Malit të Zi, ka thënë Boshkoviq.

error: Të drejtat e rezervuara !!