Ndihma pas tërmetit për Shqipërinë, mblidhen plot 1.15 miliardë euro

0

Konferenca e Donatorëve në Bruksel për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të vitit të shkuar (26 nëntor) ka kaluar çdo pritshmëri. Në total janë mbledhur plot 1.15 miliardë euro që do t’i vijnë në ndihmë shqipërisë.

Një shumë prej 1.15 miliard euro në formë financimesh direkte, investimesh për ndërtime banesash apo rikonstruksione të infrastrukturës, granteve, huave apo mbështetjes për programe zhvillimi u grumbullua sot në mbrëmje në përfundim të Konferencës ndërkombëtare të donatorëve, e zhvilluar në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë për të përballuar pasojat e tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor të vitit të shkuar. Shuma e grumbulluar shkon përtej dëmeve të përllogaritura në 1.08 miliard euro.

  • Holanda– 3 milionë euro grante
  • Danimarka– 2.7 milionë euro
  • Polonia– 2.7 milionë euro
  • Greqia– 2.5 milionë euro dhe ndërtim i 200 banesave
  • Gjermania– 11 milionë euro
  • Suedia– 5.6 milionë euro
  • Bosnja dhe Hercegovina– 100 mijë marka
  • Britania e Madhe– 1 milion funte
  • Kroacia– 1 milion euro
  • Kosova– 200 mijë euro në formën e granteve
  • Italia– 65 milionë euro
  • Sllovakia– 250 mijë euro
  • Austria– 1 milion euro
  • Franca– 60 milionë euro hua
  • Sllovenia– 300 mijë euro
  • Çekia– 9.5 milionë korona çeke
  • Maqedonia e Veriut– 97 mijë euro
  • Finlanda– 300 mijë euro
  • Luksemburgu– 150 mijë euro
  • Spanja– 25 mijë euro
  • Bullgaria– 100 mijë euro
  • Hungaria– 250 mijë euro
  • Irlanda– 300 mijë euro
  • Mali i Zi– 500 mijë euro
  • Serbia– 2 milionë euro grante
  • Zvicra– 9 milionë euro grante
  • Katari– 5 milionë dollarë
  • Ndërkohë që BE ka ndarë 100 milionë euro dhe KE, 15 milionë euro.
error: Të drejtat e rezervuara !!