Shqiptari Muhamed Sejdini zgjidhet kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë

0

Shqiptari Mohamed Sejdini është zgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, (FFM), të dielën në kuvendin zgjedhor.

Në Kuvendin Zgjedhor të FFM-së , Muhamed Sejdini si kandidat i vetëm i FFM-së, mori pëlqimin e 82 delegatëve nga 90 të pranishmëve. Mandati I tij do të jetë deri në vitin 2021, deri në zhvillimin e Kuvendit të rregullt të FFM-së.

Në paraqitjen e parë si president i FFM-së, Sejdini para delegatëve potencoi se federata do të jetë e hapur për idetë e reja në përmirësimin e futbollit vendor.

Muhamed Sejdini, presidenti i parë shqiptar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë
error: Të drejtat e rezervuara !!