Shtyhet Europiani 2020, do të mbahet në vitin 2021

0

UEFA vendosi të martën që Kampionati Evropian i futbollit të shtyhet për një vit për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin tha se virusi “e bën futbollin dhe gjithë jetën në Evropë, thuajse të pamundur”.

Kampionati parashikohet tani të zhvillohet më 11 qershor deri më 11 korrik, 2021.

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s e mori vendimin pas një videoconference me 55 federatat anëtare.

Finalja e Kampionatit Evropian zakonisht tërheq një audience televizive prej 300 milionë vetësh në gjithë botën dhe para katër vjetësh solli një fitim prej 830 milionë eurosh për UEFA-n.

Është shumë e paqartë se kur kriza e shëndetit publik do të lehtësohet në mënyrë të mjaftueshme që futbolli evropian të rifillojë. Megjithatë, shtyrja e kampionatit, krijon hapësire të vlefshme që të mbahen ligat dhe kampionatet kombëtare, si edhe Ligë e Kampioneve dhe ajo e Evropës.

Ademi: Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë shtyhet për në muajin qershor

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka konfirmuar se UEFA e ka shtyrë Kampionatin Evropian të futbollit dhe ndeshja Maqedoni e Veriut-Kosovë.

Krejt kjo po behët me qëllim të parandalimin të përhapjes edhe mëtutjeshme të koronavirusit.

Ademi tha se kampionati është shtyrë për në vitin 2021, kurse ndeshja e Kosovës me Maqedoninë e Veriut është shtyrë për muajin qershor.


error: Të drejtat e rezervuara !!