A dëmtohet bateria e celularit, nëse lini tërë natën në rrymë?

0

Ndoshta keni dëgjuar se lënia e iPhone-it në rrymë gjatë tërë natës duke u mbushur është e dëmshme për baterinë e tij. Por ekspertët nuk pajtohen me këtë.

Autori i teknologjisë Jesse Hollington thotë se të lësh iPhone-in gjatë tërë natës duke u mbushur nuk dëmton baterin e tij.

“Të mbushësh celularin me energji edhe kur bateria është në 90% nuk do ta dëmtojë baterinë e tij. Nuk mund ta mbi-mbushësh një pajisje elektronike, jo vetëm iPhone. Çdo pajisje që ka bateri prej litiumi e ndalon vetë mbushjen kur bateria mbushet 100%”, tha ai.

Në thelb, bateria e një celulari të mençur është po aq e mençur se edhe vetë celulari. Apple, Samsung dhe kompanitë e tjera të njohura të teknologjisë, përdorin bateri të tilla.

error: Të drejtat e rezervuara !!