U miratua statuti i Komunës së Tuzit

0

Këshilltarët e Kuvendit të Tuzit miratuan sot statutin e Komunës.

Për miratimin e statutit votoi shumica parlamentare, këshilltarët e ASH,UDSH,LDSH, Partisë boshnjake dhe këshilltari i Demokratëve. Këshilltarët e PDS ishin të përmbajtur ndërsa këshilltari i SD votoi kundër.

Një nga nenet e statutit është edhe festimi i ditës së Komunës, që në të ardhmen do të jetë 1 shtatori.

1 shtatori është dita e rikthimit të Komunës së plotë të Tuzit, ndërsa Komuna do të ndajë çmimin ”15 dhjetori” për çlirimin e Tuzit ndaj anti-fashizmit./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!