BE i mbyll “dyert” Ballkanit Perëndimor

0

Shtetasit nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të mund të udhëtojnë lirisht drejt vendeve të Bashkimit Europian të paktën deri më 1 Gusht.

Këshilli Europian publikoi në faqen zyrtare në internet vendimin, ku nuk përfshin asnjë nga shtetet e rajonit në listën e vendeve për të cilat hiqen masat kufizuese të lëvizjes për shkak të pandemisë së COVID-19, ku sërish Shqipëria është lënë jashtë.

Ndryshe nga vendimi i mëparshëm i fillimkorrikut, kësaj here vendeve që nuk u lejohet të lëvizin drejt BE-së iu bashkohen edhe Serbia dhe Mali i Zi.

Listës së vendeve jo-anëtare që u hiqen kufizimet e udhëtimit në kushtet e pandemisë u shtohen vende afrikane si Algjeria, Maroku, Ruanda e Tunizia. Po ashtu aty përfshihen tashmë edhe Kina, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, Gjeorgjia, në total 13 vende.

error: Të drejtat e rezervuara !!