Pepiq: Nuk pranojmë manipulime të reja, Tuzi të marrë të gjitha ndërmarrjet publike

0

Elldin Pepiq nga LQ URA- Tuz, deklaroi se komuna e Tuzit duhet të marrë të gjitha ndërmarrjet publike dhe jo vetëm disa të caktuara siç ofron Kryeqyteti.

Ai tha se, kërkesat e pushtetit në Tuz janë plotësisht të arsyeshme që të gjitha ndërmarrjet të transferohen në konpetencat e tyre.

Në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale në Tuz, “përveç se nuk kishte me çka të lavdërohet, Gjukanoviq tregoi përralla nga vitet e ’90-ta, dhe në mënyrën e tij duhej të shpikte diçka,” tha sot sekretari i Këshillit Komuna të LQ URA Tuz, Elldin Pepiq.

Gjukanoviq atëher deklaronte se mendon për qytetarët e Malësisë dhe se për ta ka pritur momentin e duhur për të krijuar komunën e plotë. Se si është i përkushtuar ndaj qytetarëve të Malësisë jemi dëshmitar njëzet vitet e fundit të mashtrimeve të përhershme, por këtu nuk është fundi i mashtrimeve. Edhe pse Tuzi është bërë komunë e plotë, DPS nuk dëshiron ende t’i kalojë të gjitha konpetencat ligjore mbi të.

Kështu që qytetarëve të komunës më të re duan ti dorëzojnë vetëm disa ndërmarrje të caktuara, siç janë QKI “Malësia” dhe Shërbimet Publike “, thekson Pepiq.

Pepiq, thotë se ideja e DPS është që komunës së Tuzit t’i ngarkojë shpënzimet nga ndërmarrjet me të ardhura të vogëla, ndërsa ndërmarrjet që prodhojnë profit siç është tregu dhe ujësjellësin duan t’i mbajnë.

Ndoshta përsëri mendojnë se dikush do të besojë se duhet pritur donjë moment më i mirë. Mirëpo, është vonë për manipulime, ne absolutisht nuk jemi më të interesuar për “dashurinë” e tyre. Asnjëherë nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të na marrin ata që na takon. Prandaj, kërkesat e pushtetit në Tuz janë plotësisht të arsyeshme që të gjitha ndërmarrjet të transferohen në konpetencat e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme për zhvillimin e komunës sonë dhe faktori i krijimit të një sistemi të qëndrueshëm të menaxhimit, përfundoi Pepiq. /Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!