Dresheviq titullar ndaj Anglisë

0

Kosova do të presë Anglinë në “Fadil Vokrri” në orën 18:00 dhe tashmë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.

Trajneri Bernard Challandes i beson një debutuesi, teksa do të luajë për herë të parë në këto kualifikuese Ibrahim Dresheviq nga Tuzi, lojtar që aktivizohet me Heerenvenin në Eredivisie.

Maja e sulmit është për Nuhiun përsëri, ndërsa nga krahët e mesfushës, ashtu si në Çeki, luajnë Rashica e Hadërgjonaj.

Nga ana tjetër, Anglia e mbushur me yje ka bërë disa ndryshime, por përsëri formacioni i “3 Luanëve” është mjaft i frikshëm. Hudson-Odoi ka një shans si titullar pasditen e sotme, ashtu si portieri Pope, apo dyshja Rice-Ëinks. Emra si Rashford e Sancho janë ulur në stol.

Formaciont zyrtare:

Kosova: Muric, Hadergjonaj, Aliti, Rashica, Celina, Rrahmani, V. Berisha, Vojvoda, Kololli, Dresevic, Nuhiu.

Anglia: Pope, Alexander-Arnold, Chilëell, Rice, Maguire, Mings, Sterling, Oxlade-Chamberlain, Kane, Winks, Hudson-Odoi.

error: Të drejtat e rezervuara !!