Nimanbegu bisedoi me Kurtezin për hapjen e vendkalimeve kufitare Cemi Trieshit-Grabom dhe Ckla – Zogaj

0

Javës që shkoi kisha aktivitete të ndryshme, por dua me jua të ndaj takimin që pata me Ambasadorin shqiptar në Malin e Zi:

Në bisedë miqësore dhe të hapur pranova E.T. ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z. Ridi Kurtezin. Informova ambasadorin Kurtezi për punën e Komisionit për Reformën Zgjedhore, mungesën në aksionin afirmativ për komunitetin shqiptar dhe propozimet e ardhshme për ndryshime në ligjet që do të propozojmë para komunitetit shqiptar.
Gjithashtu, e njoftova ambasadorin që pranova ftesën e ministrit z. Gent Cakaj për të marrë pjesë në konferencën “Roli i Shqipërise në promovimin e interesave kombëtare shqiptare në Ballkanin Perëndimor” që do të mbahet në Tiranë këtë muaj.

Fotografia e Genci Nimanbegu

Folëm për marrëdhëniet e mira miqësore të të dy vendeve, bashkëpunim të mirë ndërshtetëror në nivelin dypalësh dhe rajonal, si dhe gatishmërinë e të dy palëve për të thelluar më tej këtë bashkëpunim në interes të të dy vendeve dhe rajonit në tërësi.
Diskutuam edhe për përfundimin dhe hapjen e vendkalimeve kufitare Cemi Trieshit-Grabom dhe Ckla (Skje) – Zogaj.
E falenderova ambasadorin Kurtezi për vizitë dhe shpreha shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit cilësor në të ardhmen me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, edhe në një nivel më të lartë se aktualisht.

Fotografia e Genci Nimanbegu
error: Të drejtat e rezervuara !!