Gegaj: Opozita qytetare pa vizion dhe strategji

1

Partia Demokratike e Socialistëve nuk është e befasuar nga mosmarrëveshjet brenda të ashtuquajturës opozitës qytetare sepse ky grupim politik nuk ka as vizion, as strategji për veprim të ardhshëm. Këtë për ”Pobjeda” deklaroi zyrtari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Nikollë Gegaj, duke thënë se kjo pjesë e opozitës vështirë se do të bjerë dakord mbi kandidatin potencial të përbashkët presidencial.

“Nuk mund të mbajnë as takimin që e kanë paralajmëruar që nga fundi i nëntorit, e jo më të dalin me pikëpamje unike për çështje të caktuara. Është e qartë se nuk kanë vizion të veprimit politik, “tha Gegaj për Pobjeda.

Gegaj theksoi se është e vështirë të pritet ndonjë rezultat nëse nuk ka strategji.

“Është e qartë se ata nuk e kanë këtë. Aty ka shumë udhëheqës dhe partitë në këtë grupim, në zgjedhjet e fundit lokale, nuk kanë kaluar as cenzusin në shumicën e komunave “, tha Gegaj.

Sipas tij, “opozita qytetare ka pasur një sërë lëvizjesh të gabuara, nga bojkoti i parlamentit, deri te mungesa e unitetit për kandidatin presidencial. “Kjo është arsyeja pse votuesit, në vazhdimsi nga zgjedhjet në zgjedhje, janë duke u kthyer shpinën. Kjo pritej. Asgjë e re. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në zgjedhjet në Ulqin dhe Berane, “përfundoi Gegaj./Malësia.ME/

Anton Gjokaj

  • Skenderbeu

    Ja keso lajmesh publikoni ju te Malesia. Me!
    Pordha.
    Ku i kini lajmet rreth 550 vjetorit te vdekjes se Gj. K. Skenderbeut? Asnje!
    Turp!