Ikonografi kishtare me retorikë politike

0

Funksionari i Partisë Demokratike të Socialistëve Nikollë Gegaj konsideron se pas miratimit të Ligjit për Lirinë e Fesë, është shfaqur një lloj i ri i protestës kleriko-politiko-populiste dhe se është e vështirë të qëdhosh saktësisht se kush është organizatori kryesor i tubimeve të tilla, por shihet se Kisha Ortodokse Serbe po qëndron në krye të tyre. Gegaj konsideron se as pjesa e hutuar e opozitës dhe as mentorët e tyre të njohur nga qendrat e njohura nuk mbeten prapa.

Gegaj tha se tubimet kanë ikonografi kishtare, retorikën politike dhe modelin e organizimit paramilitar. Qëllimi është shpërbërja e shtetit të Malit të Zi, i cili së pari do t’u sigurojë organizatorëve ruajtjen e monopoleve dhe pasurin e fituar, tha ai.

Sipas tij, është e qartë se këto tubime nuk vlerësojnë dhe promovojnë vlerat evropiane dhe vlerat e botës së përparuar dhe të qytetëruar, që me gjithë zemër dëshiroj të pranohen nga të gjithë qytetarët e Malit të Zi.

“Partia ime PDS ka qëndruar qartë në anën e përparimit në luftën heroike për të miratuar standardet më të larta të vendeve të përparuara të botës dhe po ndërton së bashku me të gjithë aktorët e përparuar politikë dhe partnerët e koalicionit, një Mal të Zi sovran, të lirë dhe qytetarë që karakterizohet nga harmonia multietnike, toleranca dhe rruga drejt prosperitetit dhe mirëqenjës, në periudha shumë të trazuara dhe situata komplekse në rajon, tha Gegaj.

Sipas mendimit të tij, ana e errët e historisë sonë duhet të lihet mënjanë dhe të prënohet mënyra e jetës së vendeve moderne, dhe të mblidhemi të gjithë rreth shtetit të Malit të Zi, që gjëja më e shenjtë është pavarësia e saj, gjithçka që ndodhet në të si dhe qytetarët e saj të lirë.

“Nga ana jonë, ne do të jemi të gatshëm me mjete kushtetuese dhe duke fituar zgjedhjet parlamentare të këtij viti t’u dëshmojmë të gjithëve që ne i ndajmë shenjtorët tona me të gjithë qytetarët e Malit të Zi, miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë”, përfundoi Gegaj./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!