Konferenca rajonale: Si u ballafaquan shqiptarët me COVID-19”

0

Nën organizimin e UBT-së, sot do të mbahet video –konferenca rajonale (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi) me temë: “Pandemia dhe Ballkani: Si u ballafaquan shqiptarët me COVID-19”.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë: zëvendës-kryeministëri i Qeverisë për Çështjet Evropiane në Maqedoni, Bujar Osmani, kryetar i Bashkisë së Tiranës, Eron Veliaj, kryetar i Tuzit Nik Gjeloshaj dhe ish zëvendës-kryeministri i Kosoves, Enver Hoxhaj.

Kjo konferencë online do të mbahet sot, më 18 maj, me fillim nga ora 17:30, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Televizionin “UBT”, “Radio Campus 100.7 FM”, si dhe në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube.

error: Të drejtat e rezervuara !!