Shembet Teatri Kombëtar në Tiranë – Rama nxjerr projektin e Teatrit të ri (Foto)

0

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, forca të shumta policore dhe mjetet e rënda të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit nisën punën për shembjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

Policia është konfrontuar me grupin e artistëve rezistentë që po mbronin Teatrin Kombëtar të cilët, së bashku me disa figura politike janë shoqëruar në komisariat, ndërsa zona është blinduar nga forcat e policisë.

Aksioni për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar ka përplasur policinë dhe qytetarët që protestonin edhe përgjatë ditës së diele.

Policia e Shtetit me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat ka hedhur poshtë akuzat se trupa e policisë ka qenë e armatosur dhe se nuk ka kryer akte dhune, siç pretendojë përfaqësuesit e partive politike.

Një ditë pas shembjes/ Rama nxjerr projektin e Teatrit të ri: Nesër do të flasë vetë vepra e përfunduar!

Një ditë pas shembjes dhe tensioneve të forta të krijuara mes policisë dhe artistëve e opozitës, kryeministri Edi Rama e nis këtë të hënë me një mesazh për Teatrin Kombëtar.

Teksa publikon fotot e projektit të ri, Rama shkruan në “Facebook” se “Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje…”.

Sky Arte” vlerëson projektin e Bjarke Ingels për Teatrin Kombëtar ...
Rama publikon projektin e Teatrit të ri Kombëtar: Nesër do të ketë ...
error: Të drejtat e rezervuara !!