Sot filloi regjistrimi elektronik në shkollat fillore dhe ato të mesme

0

Regjistrimi elektronik në shkollat fillore të Malit të Zi ka filluar sot, është kumtuar nga Ministria e arsimit. Ministria, me ndihmën e zyrës së Kombeve të Bashkuara ka përgatitur platformën elektronike për regjistrime në kopsht dhe në shkollat fillore dhe ato të mesme.

Në këtë mënyrë, siç theksohet, procedura e regjistrimit do të jetë më e lehtë dhe në pajtim me situatën epidemiologjike në vend.

Ministri i arsimit Damir Shehoviq ka theksuar se regjistrimi elektronik do të jetë i thjeshtë dhe është koncipuar në mënyrë që në masën më të madhe të mundshme ulë futjen e të dhënave të shfrytëzuesit. “Përparësi e madhe e regjistrimit elektronik qëndron në faktin se të gjitha punët mund të kryhen nga shtëpia , kurse shërbimet janë në dispozicion 24 orë”,ka theksuar Shehoviq. Sipas fjalëve të tij , sistemi është i koncipuar në atë mënyrë që shkurton procedurën elektronike, sepse shumë të dhëna merren sipas automatizmit nga baza ekzistuese e të dhënave me qëllim që prindërit të mos kenë nevojë ti shkruajnë ato.

error: Të drejtat e rezervuara !!