Nga sot në Parlamentin e Malit të Zi edhe gjuha shqipe

3

Nga sot në Parlamentin e Malit të Zi është e mundur që deputetët shqiptarë të falsin në gjuhën shqipe, ka njoftuar kryetari i parlamentit Darko Pajoviq.

Siç shpjegoi Pajoviq,fjala është për projekt pilot.

Nga sot në Kuvend, nëpërmjet një projekt piloti, është e mundur që deputetët të flasin në gjuhën shqipe, kjo është arsyeja pse të gjithë i kemi kufjet,” tha Pajoviq në fillim të seancës së sotme.

Deputeti i Frontit Demokratik,Sllaven Radunoviq, përshëndeti faktin që në parlament mund të dëgjohet dhe gjuha shqipe duke e interesuar nëse qytetarët e Malit të Zi, të cilët seancat e Kuvendit i përciellin përmes televizionit, a do të dëgjojnë gjuhën shqipe apo serbe.

A do ti dëgjojnë qytetarët shqiptarë deputetët e tyre në gjuhën shqipe apo deputetët do flasin shqip për veten e tyre dhe qytetarët shqiptar nuk do kenë mundësin ti dëgjojnë, pyeti Radunoviq.

Pajoviq shpjegoi se nga Kuvendi do të dalin dy sinjale.Nga transmetuesi varet cilën gjuhë do të përdorë.Kjo është mundësuar televizioneve lokale dhe atyre që kanë mbulim nacional. Ne jemi duke u përpjekur që televizionet të cilat janë të stacionuara në rajonet ku banojnë qytetarët që flasin gjuhë të ndryshme nga ajo malazeze, që të kenë mundësi ti dëgjojnë në gjuhën shqipe, tha Pajoviq./Malësia.ME/

 

error: Të drejtat e rezervuara !!